Tashmë fakti që Rihanna ka shtuar disa kilogramë nuk përbën më lajm pasi e dimë të gjithë, ashtu siç e dimë që edhe me format e kolme e të bëshmë ajo është "sexy as hell."
Disa muaj më parë këngëtarja u kritikua nga fansat se përdor photoshop në foto për të fshehur kilet e tepërta, por së fundmi është vënë në qendër të vëmendjes për diçka të ëmbël.
Të gjithë mendojnë se Rihanna është shtatzënë dhe këngëtarja nga Barbadosi po përdor “hile” për ta fshehur këtë, duke veshur rroba të gjëra. 29-vjeçarja është fotografuar duke dalë nga studio e saj teksa ka fshehur barkun me një xhaketë, shkruan Mirror.co.uk.
Ajo nuk ka folur rreth raportimeve për një shtatzëni të mundshme të saj, për të cilën është spekuluar që pas lidhjes me miliarderin Hassan Jameel. Edhe pse ende nuk ka patur një konfirmim, këto foto na bëjnë të dyshojmë!





