Disa javë më parë, këngëtarja Rihanna u shndërrua në një prej personazheve më të përfolur në media.
Kjo, pasi ajo u shfaq në disa fotografi mjaft intime me të dashurin e saj të ri, sheikun Hassan Jameel, ndërsa hiç më pak kohëve të fundit po përflitet edhe për një shtatzëni të mundshme të saj.
Dyshimet lindin, pasi e njëjta kohëve të fundit vihet me rroba të gjëra, me të cilat duket se tenton të ‘fshehë’ fryerjen e stomakun.Së fundmi teksa po darkonte në restorantin “Giorgio Baldi”, në Santa Monikë, Rihanna ishte veshur me një bluzë të gjerë, dhe gjatë gjithë kohës mbante duart në bark, sikur donte të fshihte diçka.
Të gjithë ata që e panë, ishin dakord se bluza e saj ishte punuar enkas për shtatzëna.Mirëpo çdo gjë është e justifikueshme përderisa momentalisht ajo është në lidhje me miliarderin arab.Burimet e mëhershme kanë zbuluar se 29-vjeçarja dhe i dashuri i saj Hassan, po planifikojnë nënshkrimin e një parakontrate martesore, në vlerën e një miliard dollarëve, për ta siguruar pasurinë e tyre.