Në fund të muajit janar, Rihanna ndau me të gjithë shtatzëninë, duke zbuluar se po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin A$AP Rocky. Tani, fansat janë të bindur se ylli i pop-it po pret një vajzë.

Themeluesja e “The Savage X Fenty” ka lënë të kuptohet gjinia e fëmijës pas një udhëtimi të fundit në një dyqan të veshjeve për fëmijë, “Target”.

Gjatë pazarit, Riri u pa duke parë rrobat e fëmijës dhe fansat e panë ndërsa ajo ishte duke blerë një fustan të vogël portokalli. Ky veprim i bëri të gjithë të kuptojnë se Rihanna po pret një vajzë.

Në fotot e siguruara nga ky Daily Mail, këngëtarja e ‘Diamonds’ bleu gjithashtu edhe disa çorape unisex për fëmijë.

Rihanna zbuloi se tashmë ka hyrë në tremujorin e tretë, kështu që besohet që fëmija do të vijë në jetë në fillim të verës.

Riri nuk e ka konfirmuar ende gjininë e foshnjës së saj, por e vetmja gjë që ka rëndësi është se ajo mirëpret një ‘dhuratë’ të shëndetshme gëzimi.