E mësuar me turne dhe mbajtjen e spektakleve në të gjithë botën, Rihanna u bë për pak protagoniste e një shfaqje të papritur ndërsa po rikthehej në hotelin ku qëndron në Nju Jork. 

Ndërsa fotografët ishin vendosur në pritje për ta fotografuar, 25-vjeçarja pësoi një problem me pantallonat që i rrinin të lira.

Këngëtares i ranë në ecje pantallonat e saj të lëkurës, por Rihanna reagoi me shpejtësi, duke “kufizuar dëmet”.

Megjithatë, ky incident shërbeu për të ilustruar se pas ndarjes me Chris Brown dhe historisë së re që përflitet se këngëtarja ka nisur.

Ajo është në formë të shkëlqyer fizike dhe ka humbur disa kilogramë.