SHBA – Sot në qytezën Newtown të Connecticut-it, ku ndodhi sulmi më i rëndë me armë zjarri në historinë e Shteteve të Bashkuara, nxënësit u kthyen sërish në shkolla. Vetëm në shkollën fillore ku ndodhi tragjedia, Sandy Hook, nuk rifilluan mësimet.
Zyrtarët e qytezës thanë se nxënësit e kësaj shkolle do të ndjekin tani e tutje shkollën tjetër fillore të qytetit dhe janë marrë masa që psikologët t’u ofrojnë atyre seanca këshillimore nga psikologët.
Autoritetet mendojnë se 20-vjeçari Adam Lanza, autori i masakrës, vrau fillimisht të jëmën në shtëpi dhe pastaj ja mori asaj armët.
Sot do të mbahen funeralet për dy nga viktimat, 6-vjeçarët James Mattioli dhe Jessica Rekos. Dje u zhvillua funerali për dy viktimat e para, dy djem 6-vjeçarë. Gjatë kësaj jave janë në plan të zhvillohen edhe funerale të tjera.