Rihapen disa xhami në Egjipt pasi qëndruan për muaj me radhë të mbyllura për shkak të situatës me koronavirusin.
Qeveria e Egjiptit ka lejuar lutjet ditore në xhami, duke përjashtuar lutjet e së premtes ku mblidhen shumë njerëz si dhe meshën e së dielës në kisha.
Sot është lejuar edhe rihapja e restoranteve dhe kafeterive, por me vetëm 30% të kapacitetit. Nga 1 korriku, Egjipti do të rihapet edhe për fluturime ndërkombëtare.
Shteti më i populluar në Arabi, me rreth 100 milionë banorë, ka raportuar 62,755 të infektuar dhe 2,620 vdekje deri më tani.





