Pas bllokimit gjatë ditës se djeshme, tashmë është bërë i mundur kalimi me zinxhirë në aksin nacional Librazhd-Peshkopi.
Termometri ka zbritur në -5 gradë Celsius dhe ka prani të akullit.
Autoritetet bëjnë thirrje për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.





