Policia në Nevada ka dhënë urdhër kërkimi për vrasësit e reperit Tupac Shakur, pas 27 vitesh.

Detektivët kanë kontrolluar shtëpinë në Las Vegas ku reperi u qëllua për vdekje.

Policia nuk dha detaje të mëtejshme, vetëm ka përmendur se hetimi po vazhdon.

“Është një rast që ka mbetur i pazgjidhur dhe shpresojmë se një ditë ne mund ta ndryshojmë atë”, është shprehur Nënkoloneli Jason Johansson.