11 tetor 2014 – E përfolur shumë për historinë e gjatë të dashurisë, një tjetër ish banore e BB6 ka pranuar se është ndarë nga i dashuri. I referohemi bukuroshes 25 vjeçare nga Durrësi Rike Roçi, e cila i ka dhënë fund romancës së saj të dashurisë. 

Rike Roçi, e cila mori pjesë në “Big Brother 6”, i ka dhënë fund historisë së gjatë të dashurisë me Dj-in italian, Luca Binatti. “Tashmë jam beqare. Historia me Lukën mbaroi. Kaq ishte”, ka deklaruar Rike.