Anaidi me Xhimin ndodhen në kuzhinë dhe janë duke diskutuar dhe qeshur me banoren më të re.

Xhimi është i mendimit se Rikja e ka filluar vrullshëm, për shkak të kohës që është futur me vonesë. Këtë ai e ka vënë re edhe dje në darkë gjatë diskutimeve por edhe sot gjatë bërjes së buxhetit që ajo kishte filluar me kërkesa, dua këtë ose dua atë. Ndërsa Anaidit, Rikja, i duket si Marselini.

Ai thotë se ajo po ngacmohet me të rrezikshmit, me ata që kur është puna për ngacmime edhe në tre të natës zgjohen. Të dy banorët qeshin me batutat e njëri-tjetrit. Joana me të vetën, duke folur për Riken mendon se ajo nuk ka sekret të vetin, por ka ardhur me mision. Këtë ajo ja shpreh edhe Xhimit me Eldorën. Ajo duket sikur ka bërë zbulim dhe madje edhe i pyet ata të dy: “Hë, nuk ju kishte vajtur mendja që ajo mund të ketë ardhur me mision?”. Ajo mendon se nëse Rikja do ishte banore, atëherë do të sillej më qetë. Këtë mendim e ka edhe Xhimi që sjellja e Rikes i duket e vrullshme dhe këtë ai e lidh me efektin, kohë.

Anaidi duke biseduar Joanën i tregon asaj diçka që i kishte bërë përshtypje tek Rikja. Pasi Anaidi kishte ngritur enët e palara dhe i kishte vendosur në lavaman, i thotë Xhimit që mund ti lajë kur të ketë kohë. Rikja, thotë Anaidi, shkon tek Xhimi dhe i thotë: “Si shumë po të komandon ky Anaidi ty”. Joana vazhdon të këmbëngule dhe i thotë Anaidit që ajo është e infiltruar. Edhe Anaidi dyshon, dhe thotë që nëse do ishte banore e re, ajo do të pozicionohej. Gjithashtu edhe Elena, e cila ndodhet aty pranë, është e mendimit se ajo ka ardhur me skenar. Banorët tregohen shumë dyshues ndaj saj. Ata janë të mendimit se ajo e ka ndjekur Big Brother-in nga jashtë dhe tani është duke i provokuar të gjithë.
Anaidi vendos të shkojë e të merret pak me Riken. Ai kërkon me çdo kusht t’ja nxjerrin sekretin.

Nervozizëm mes Eldorës dhe Shpendit, shkaku Rike

Eldorës duket se i ka mbetur pak hatri me Shpendin. Ajo e ka pyetur për syrin nëse ju bë më mirë, ndërsa ai i kishte thënë se tani që erdhi banorja e re, ja ka hequr dhimbjen.

Këtë gjë ajo ja thotë, Joanës, Edberit dhe Viganit me të cilët ndodhet në oborr. Të njëjtën gjë Shpendi i kishte thënë edhe Joanës, tek dhoma e gjumit. Aty pranë kalon Shpendi dhe Edberi me Viganin e ngacmojnë. Ai me të qeshur ja kthen që banorja e re ja ka hequr dhimbjen e syrit.

Më pas Shpendi ka për detyrë të pastrojë oborrin. Ai fillon të sistemojë gjërat, karriget, tavolinën dhe çarçafët që kanë lënë banorët para pak minutash. Aty kalon Eldora me Ilirin dhe ai i thotë asaj që nuk është mirë të lihen gjërat e hedhura ashtu. Ajo sërish preket dhe i thotë se nëse do që ta ndihmojë, do ishte mirë që ti kishte marrë dhe ti kishte hequr ai. Por Shpendi nuk lëshon rrugë. Ai shton se ai që i lë ai duhet ti heqë. Banorët vazhdojnë me gërricje me njëri-tjetrin. Deri sa El dora i ul tensionet e bisedës dhe të dy vazhdojnë normalisht punën e tyre.

Joana bëhet xheloze, por jo për Anaidin

Në dhomë ndodhet Joana dhe Elena, të cilat flasin për Riken.

Elona i qëndron afër Rikes, duke e ndihmuar të vishet e të rehatohet, por gjithashtu i kërkon që të flejë në dhomën ku ajo fle edhe vetë, duke u munduar ta bëjë shoqe. Ndërsa Rike e falënderon dhe i thotë se Elona është treguar shumë e sjellshme me të, pa kurrfarë interesi.
Ndërsa në dhomën tjetër ndodhet Joana dhe Elena, të cilat flasin për Riken, duke e komplimentuar, por Joana ndihet xheloze për Elonën e faktin që Rikja po afrohet më shumë me të. “E afroi direkt Elona, kërkon ta bëjë shoqe. Por gjithsesi Rikja është e zgjuar”, thotë ajo.