24 nëntor 2014 – Vera që lamë pas e ka gjetur singëll njërën prej ish-banoreve më seksi të "Big Brother". Rike Roçi ka lënë pas historinë 8-vjeçare me Lukën dhe ka vazhduar jetën e saj normale. Ditët e fundit ajo ka postuar në Facebook foto me një djalosh simpatik. Bëhet fjalë për Armando Vajushin, futbollistin shkodran që luan për Liteksin në Bullgari. Në foton e postuar, Rikja ka fanellën me emrin e Armandos. Deri më tani biondja simpatike nuk ka bërë publike nëse ka nisur një lidhje të re me talentin shqiptar, por nga fotoja e shkrepur çifti duket shumë i afërt. Ish-futbollisti i Vllaznisë statusin në rrjetet sociale e ka "single", po ashtu edhe ish-banorja e "Big Brother". Ajo që bie në sy është një unazë që Rikja ka në gishtin e fejesës. Ka qenë vetë ajo që ka sqaruar se unaza nuk është një dhuratë e tanishme, ose një unazë fejese, të cilën ka vite që e ka në gisht. "Është unaza që nuk e kam hequr kurrë. Kam 8 vjet që e mbaj në gisht", ka sqaruar ajo.
Rikja e “BB” në lidhje me Armando Vajushin?
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shpresë për pacientët me Parkinson, terapia e re staminale rrit sinjalizimin e dopaminës në tru!
“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama
Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari
Po përjetoni një ndarje të dhimbshme? Ja 3 këshillat që duhet të ndiqni për të kapërcyer këtë etapë të vështirë





