Zhvendoset në Spanjë me të dashurin dhe reflekton për alternativat edhe në botën e televizionit.

Vijnë oferta nga politika për Riken e “BB6”

Tundohet për t’u rikthyer përfundimisht në Tiranë.

Ofertat i ka nga fusha të ndryshme, që nga televizioni e deri te politika. Por, thuhet se Rike do të mendojë më të mirën për veten, që  mund të jetë ndoshta edhe një vendim që do ta kthejë atë në Tiranë. 

Shumë mund të jenë kureshtarë të dinë se si po vazhdon jeta e banorëve më të spikatur të “Big Brother 6”, mes të cilëve dhe modeles nga Durrësi, por që jeton në Itali, Rike Roci.

Natyrisht që tashmë të gjithë janë kthyer nga vendet ku kanë ardhur, për të rinisur jetën aty ku e kanë lënë, duke iu dorëzuar pushimeve verore deri në marrjen e ndonjë oferte speciale për në vjeshtë.

Ashtu si Rike, e cila pas disa javësh qëndrimi në Tiranë dhe angazhimit në ekran me pjesëmarrjen në disa programe të “Top Channel” ku ishte e ftuar, tashmë është rikthyer në Itali pranë familjes dhe të dashurit të saj, Luca Binatti, me të cilin është duke pushuar në Itali në shoqërinë e motrës së saj dhe mikeshave të ngushta.

Ndërkohë që sipas burimeve të "Panoramës", Rike këto ditë do të zhvendoset në Spanjë, për të shoqëruar të dashurin e saj Dj atje, i cili është në kulmin e karrierës dhe gjatë pushimeve të verës ka në axhendë për të luajtur në club-et më të njohura të Spanjës, ku dhe turistët janë të shumtë.

Kemi mundur të sigurojmë këto foto të Rikes 24-vjeçare dhe të dashurit të saj italian, një vit më të madh, ndërsa pushojnë në plazhet e Italisë këto ditë të nxehta, teksa po përgatiten të largohen tashmë.

Dhe do të jenë dy muaj reflektimi për të shqyrtuar ofertën më të mirë të punës që Rike do të nisë në shtator. Ofertat i ka nga fusha të ndryshme, që nga televizioni e deri te politika. Por, thuhet se Rike do të mendojë më të mirën për veten, që  mund të jetë ndoshta edhe një vendim që me gjasa ta kthejë atë në Tiranë.

Megjithatë, vetë Rike ende nuk ka vendosur të flasë për këtë çështje, pasi tashmë konsiderohet një sekret që ajo mund ta zbulojë kur t’i vijë koha. Për momentin i mbetet të çmallet e të shijojë lidhjen e saj me Lucën, që është nga ato lidhjet e konsoliduara, pasi ata janë bashkë prej shtatë vitesh dhe nuk janë ndarë në asnjë moment, aq sa e shoqërojnë njëri-tjetrin edhe në angazhimet e tyre të punës.

Nga ana tjetër, Rike nuk e ka fshehur që është një simpatizante e Partisë Socialiste, edhe pse nuk është pozicionuar diku, pavarësisht faktit se kur doli nga loja e “Big Brother” ishte atmosferë zgjedhjesh.

Për sa i përket lidhjes me Luca-n, ata thuhet se kanë plane serioze bashkë, pasi miqtë i mbajnë mend gjithmonë kështu që prej 7 vitesh. Rike jeton prej 16 vitesh në Itali, e ndërkohë që ka qenë angazhuar me modën, tani punon si hair styler (parukiere) atje.

Ajo u pohoi banorëve së në “Big Brother” kishte hyrë për qejf, pasi edhe vitin e kaluar kishte pasur ofertë për të qenë pjesë e “BB”, por e kishte refuzuar në momentin e fundit, për shkak të impenjimeve profesionale në Itali.