Pasi Iliri u tregon banorëve për gjetjen e shishes së verës bosh, në shtëpi rifillon sërish debati mes Anaidit e Elonës, e cila e akuzon atë për fshehjen e ushqimeve, duke marrë shkas nga debati i mëparshëm. Edberi e pyet se kush e ka pirë shishen e verës, ndërsa Anaidi i përgjigjet: “Nëse do të dëgjosh se e kam pirë unë me Joanën, është e vërtetë, ne e kemi pirë”, – i përgjigjet ai.
Kështu, fillon një debat mes tij e Elonës, që zgjat për disa minuta, ku pas pak ndërhyn edhe Rikja. Ajo i thotë vazhdimisht se ai është bërë shumë llafazan dhe se i provokon pa arsye banorët. “Unë të paktën nuk i përjetoj situatat me stres duke i ngrënë thonjtë”, shprehet Anaidi, ndërsa Rikja duke përfituar nga mënyra se si ai shprehet, ia kthen: “Jo, ti nuk ha thonjtë, ty të del gjak nga hundët”, – gjë e cila i ka ndodhur Anaidit para disa ditësh. Ai ndihet shumë keq nga fjalët e saj dhe i kundërpërgjigjet me fjalë të ashpra, duke i thënë madje se ajo keqpërdor çdo fjalë që ai i ka thënë në mirëbesim. Në debatin mes tyre ndërhyn edhe Iliri pak më vonë, ku i kërkon Rikes që të mos vazhdojë të debatojë më me Anaidin, pasi ai është shumë banal në të folur dhe duke qenë se është femër, mund të ofendohet nga çdo fjalë e thënë prej tij. Iliri i bën të ditur se ai është duke i provokuar qëllimisht gjatë gjithë kohës e kështu fillon një debat mes tyre, ku të dy shkëmbejnë batuta kundrejt njëri-tjetrit. Joana dhe Elena vazhdojnë të qëndrojnë në dhomë, duke mos dashur të përfshihen në debat. Të njëjtën gjë bën edhe Shpendi, i cili nuk del nga dhoma, edhe pse dëgjon debatin mes banorëve dhe ka qenë i përfshirë në gjetjen e shishes, të cilën e ka pirë Anaidi e Joana fshehurazi nga pjesa tjetër e banorëve.
Eldora :"Shpendin e shoh vetëm si shok"
Ne shtepi jane ndezur dritat dhe eshte vendosur muzika per te zgjuar banoret. Te parat qe zgjohen jane Eldora dhe Elona, ndersa pjesa tjeter vazhdojne te flene. Pasi perfundojne pergatitjet personale te mengjesit, dy vajzat shkojne ne kuzhine dhe merren me sistemimin e eneve aty dhe pergatitjen e mengjesit.
Koha kalon dhe banoret nuk jane zgjuar ende, madje edhe ata qe jane zgjuar vazhdojne te rrine shtrire duke preferuar rehatine e krevatit sesa kohen e bukur qe vendosin te shijojne Elona dhe Eldora. Dy vajzat planifikojne qe sot te marrin rreze sepse koha eshte shume e ngrohte dhe me diell.
Keshtu pasi perfundojne se pergatituri mengjesin, Eldora dhe Elona dalin ne oborr dhe fillojne te bisedojne. Nder te tjera dy vajzat flasin per Shpendin. Eldora thote “ti pse nuk e pranon se ne jemi vetem shoke, miq shume te mire”.
Elona i pergjigjet duke i thene “po sepse veprimet tuaja tregojne se nuk eshte vetem kjo, ju keni ca ngacmime me lezet, ai te provokon per te ditur reagimin tend, por edhe ti e ngacmon nga pak”. Eldora i thote se kjo nuk eshte e vertete dhe se ajo dhe Shpendi jane thjesht miq dhe asgje me shume. Eldora i thote se nese do te vertetoje kete ajo mund te pyese Shpendin sepse edhe ai te njejten gje do te t’i thote.
Elona i thote se kjo eshte dicka qe u perket atyre te dyve dhe te tjeret nuk kane pse te diskutojne per kete. Edhe pse Eldora e mohon, Elona flet me bindje se midis saj dhe Shpendit ka me shume se nje miqesi. “Ngacmimet qe Shpendi i ben me ty, nuk i ben me asnje vajze tjeter ketu brenda” i thote Elona Eldores, ndersa Eldora i thote me bindje se ajo e sheh Shpendin vetem si shok.





