Anxhi Qerimi, mikesha e Rikes, banores së Big Brother VIP tregoi disa sekrete të vërteta për të.

Ajo tregon se Rikja para se të futej në Big Brother po njihej me dikë tjetër, ndërsa thotë se nuk ka pëlqim as për Meritonin dhe as për Romeon, me të cilët ndoshta pa dashur është futur në një trekëndësh dashurie.

“Rikja po njihej para se të hynte, në një periudhë shumë të shkurtër me këtë djalin, por jo se ka ndonjë marrdhënie jashtë shtëpisë”,- tha Anxhi e ftuar në “Shqipëria Live”,

Mund të ketë pëlqim për Romeon apo Meritonin?

“Nuk e besoj, është keqkuptuar duke qenë se unë e njoh Riken, ajo kështu përqafohet me të gjithë, është thjeshtë person i dashur, ka një zemër shumë të madhe”,- tregon shoqja e konkurrentes.

Anxhi tha se ka folur edhe me familjarët e Rikes, të cilët mendojnë se “çdo gjë po shkon shumë mirë. Rikja di t’i përballojë me delikatesë, nuk ia kemi frikën”,- tha ajo.