Ndërkohë që Rikja është duke biseduar me Elonën e duke i treguar asaj për të dashurin e saj dhe për ndjenjat kundrejt tij, aty shkon Edberi, i cili i kërkon të flasin
Por Rikja i thotë se nuk ka asgjë për të folur mes tyre, pas veprimit të tij lidhur me të.
Mes tyre shkëmbehen disa fjalë me mllef, pasi Rikja është mërzitur me të dy djemtë, të cilët e kanë diskutuar me të gjithë faktin që ajo u ka premtuar të dy djemve, Viganit dhe Edberit, se do të flinte me të dy ata, nëse binden dhe i japin asaj mundësinë që të ndryshojë diçka në paraqitjen e tyre dhe konkretisht te flokët.
“Nuk fle me ty, ndërsa me Viganin do ta diskutoj më vonë”, thotë Rikja, ndërsa Edberi ia kthen: “Je super hipokrite! Takohemi të shtunën bashkë”.
Këto fjalë nuk i pëlqyen aspak vajzave, por nuk i komentojnë gjatë, duke ndërruar menjëherë bisedë.
Ndërsa Edberi del jashtë, ku ndodhet Vigani, Anaidi e Joana e të katërt diskutojnë për Riken, duke thënë se ajo e ka thënë vetëm për të bërë shoë atë gjë. “Doli e zgjuar Rikja”, thotë Joana, e cila thotë se i ka sugjeruar djemve edhe më parë që të flinin me Riken para se t’ia lyente flokët ajo. “Dilni keq para publikut. Jua futi Rikja”, i thotë Joana.
“Rikja nuk ka dalë aspak keq në publik”, thotë Anaidi, duke thënë se ajo me këtë gjest ka treguar shumë zgjuarsi.
Rikja në shtrat me Viganin dhe Edberin
Rikja shkon tek Vigani dhe Edberi për ta diskutuar me ta debatin e keqkuptimin mes tyre, dhe jo për te fjetur me ta.
Ka disa ditë që Rikes i është dhënë një mision nga Vëllai i Madh për të ndryshuar diçka në pamjen e jashtme të Edberit, Viganit e Joanës dhe ajo këtë gjë nuk duhet ta diskutojë më asnjërin prej banorëve. Ndërkohë, Elona ka dëgjuar një bisedë mes Edberit, Viganit e Anaidit, por është keqkuptuar dhe ka menduar se e ka kuptuar lojën që ata janë duke bërë. Ajo mendon e Rikja dhe Edberi janë duke i bërë sërish lojë banorëve, duke u shtirur sikur kanë një lidhje bashkë.
Rikja e kuptoi këtë gjë pas diskutimit me Elonën dhe shkon të flasë e qetë me djemtë për sa i përket zemërimit të tyre për shkak të refuzimit të saj. Rikja u ka premtuar djemve se do të flinte me ta nëse do ta lejonin që t’i bënte nga një ndryshim djemve, ndërkohë që ndryshimin ia ka bërë, pro ka refuzuar të flejë, duke mos e mbajtur premtimin e bërë. Për këtë gjë djemtë e gjykojnë dhe e kanë diskutuar gjatë midis tyre.
Rikja u thotë se ishte bindur që do ta mbante deri në fund fjalën, por ndryshoi mendim pas debatit që ndodhi. Ajo u kërkon mirëkuptim të dy djemve, por ata i luten ende që ajo të shkojë të flejë me ta. “Unë jam këtu me ju tani, njësoj është”, ia kthen Rikja.
Ata mundohen për minuta të tëra t’ia mbushin mendjen, duke i thënë se këtu janë në Big Brother e duhet ta shijojnë qëndrimin në shtëpi në të gjitha aspektet. “Dhe ju shijojeni. Po e shijoni’, ia pret shkurt Rikja, duke nënkuptuar se nuk ka për të fjetur me ta.
Pasi sqarohet, Rikja largohet me mirëkuptim nga djemtë, duke i falënderuar për mendimin që shprehën për të e duke i uruar natën e mirë.
Më pas Rikja shkon afër Elonës e fillon të diskutojë me të, duke i thënën se djemtë mendojnë që ajo është duke bashkëpunuar me Elonën dhe se është Elona ajo që e instrukton. Ndërsa Elona e këshillon që të mos e vrasë mendjen nga ato fjalë, por të jetë e qëndrueshme në marrëdhënie me ta.
Pas pak minutash vajzat vendosin të flenë gjumë, ndërkohë që të gjithë të tjerët janë duke fjetur.
Hapet Rikja, flet për të dashurin
Elona dhe Rikja ndodhen në dhomën e ndenjes, ndërsa Rikja fillon të flasë për të dashurin e saj që e ka jashtë e të tregojë se ai është dj.
Ajo tregon se e do shumë dhe se është shumë xheloze për te, mbase ka shumë situata kur e kujton dhe ndihet shumë keq, pasi i mungon dhe e do shumë.
Ajo i shpreh një ide Elonës, duke kërkuar në këtë mënyrë edhe një mendim të sajin. “Dua të shkruaj në një çarçaf “të dua” për të dashurin tim”, thotë Rikja, ndërsa vazhdon të flasë për të me shumë emocion e duke shprehur shumë ndjenjë. Kjo gjë e kënaq Elonën, por njëkohësisht e bën të qeshë teksa e dëgjon Riken të tregojë për herë të parë për të dashurin e saj. Rikja vazhdon të tregojë ndërkohë e të thotë se nuk mund të njohë kurrsesi një njeri tjetër përveç tij dhe se e do më gjithë qenien e saj.
Ndërsa Elona e pyet për qëllimin e hyrjes në Big Brother, ndërsa Rikja tregon se një ndër arsyet është që të kuptonte nëse e donte vërtet aq shumë apo jo dhe se largësia mund ta bënte të reflektonte. Ajo thotë se qëndrimi në Big Brother e ka bindur edhe më shumë dhe e ka bërë të kuptojë se e do me të vërtetë.
Rikja tregon se nuk është ndarë shumë mirë nga i dashuri, pasi i ka treguar se do të shkojë në një konkurs bukurie dhe si nuk e ka mirëpritur shumë mirë këtë gjë. “Prandaj ndihem shumë keq ndonjëherë”, tregon Rikja.
Elona i thotë se kjo histori i pëlqen shumë dhe se është diçka shumë e bukur që mund të të ndodhë në jetë. Ndërkohë, Rikja tregon se familjet e të dyve njihen dhe e duan shumë njëri-tjetrin. Ajo tregon se kur ka hyrë edhe i ati e ka porositur që të jetë e kujdesshme për të mos e lënduar të dashurin e saj, pasi ai ka qarë kur ajo është ndarë në aeroport prej tij.
Ajo vazhdon të tregojë për të e të thotë se ka frikë nëse do ta gjejë kur të dalë nga Big Brother, por thotë se nuk mund të jetojë dot pa të dhe se i dashuri i saj është shumë i rëndësishëm në jetën e saj.
Ndërsa pas pak atje shkon Edberi, i cili bën që vajzat ta lënë me aq bisedë.
/TopChanel/





