Kryetarja e bashksisë së Durrësit, Emiriana Sako ka inspektuar ditën e sotme rikonstruksionin e katër rrugëve në njësinë administrative Manzë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Sako shkruan se rrugët që po rikonstruktohen janë: Rruga “Hoxha” (569 metra), rruga “Gjergji” (533 metra), “Hoxha Qyra” (817 metra) dhe rruga “Hidri” (473 metra).
Gjithashtu kryebashkiakja e Durrësit shton se “rehabilitimi i këtyre rrugëve lehtëson levizjen e mjeteve dhe këmbësorëve dhe i shërben 7 mijë banorëve të këtyre zonave”.
Postimi i Sakos:
Gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e 4 rrugëve në njësinë administrative Manzë. Zhvillova edhe një bashkëbisedim me banorët e zonës kërkesa kryesore e të cilëve ishte rikonstruksioni i këtyre rrugeve.
Rrugët që po rikonstruktohen janë “Hoxha” Shkallë 569 metra, “Gjergji” 533 metra, “Hoxha Qyra” 817 metra dhe “Hidri” 473 metra.
Rehabilitimi i këtyre rrugëve lehtëson levizjen e mjeteve dhe këmbësorëve dhe i shërben mijë banorëve të këtyre zonave