Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka inspektuar ditën e sotme punimet për rikonstruksionin e rrugës “Tepelena”, në lagjen nr.14.
Përmes një postimi në “Facebook”, Sako shkruan se “rehabilitimi i kësaj rruge si dhe e degëzimit të saj rruga “Univers” me gjatësi në total 920 metra përfshin sistemimin e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, rehabilitimin dhe mbylljen me tuba të kanalit të hapur ngjitur me këtë rrugë, shtrimin me asfalt dhe trotuaret”.
Gjithashtu Kryebashkiakja thot se rikonstruksioni i kësaj rruge do t`i shërbejë rreth 1800 banorëve të zonës.
Postimi i plotë i Sakos:
Po kryejmë një sërë investimesh në të gjithë bashkinë e Durrësit në shërbim të qytetarëve.
Gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e rrugës “Tepelena” në lagjen 14 në njësinë administrative nr. 6 duke ju përgjigjur kërkesës së banorëve të kësaj zone.
Rehabilitimi i kësaj rruge si dhe e degëzimit të saj rruga “Univers” me gjatësi në total 920 metra përfshin sistemimin e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, rehabilitimin dhe mbylljen me tuba të kanalit të hapur ngjitur me këtë rrugë, shtrimin me asfalt dhe trotuaret. Rikonstruksioni i kësaj rruge lehtëson lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve dhe i shërben rreth 1800 banorëve të kësaj zone.