Duke inspektuar punimet për rikonstruksionin e rrugës “Shoqata Durrësi”, një nga akset kryesore pjesë e projektit të rehabilitimit të kuartallit të zonës së Spitallës.

Kryebashkiakja Emiriana Sako thotë se ka bashkëbiseduar edhe me banorët që e kishin kërkesë kryesore këtë investim të rëndësishëm. Kjo kuartallë ka një sipërfaqe prej 49 hektarë dhe në sajë të këtij projekti po rehabilitohen rrugët kryesore por edhe 50 rrugë të brendshme të kësaj kuartalle.

Rikonstruksioni i këtyre akseve rrugore përfshin edhe kanalizimet, trotuaret, ndriçim LED, sinjalistika horizontale e vertikale, gjelbërim e ambiente shlodhëse. Rehabilitimi i këtij kuartalli i shërben rreth 1000 familjeve të zonës.