Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, bën me dije se punimet për rikonstruksionin tërësor të Galerisë së Arteve Pamore “Nikolet Vasia”, janë drejt përfundimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Sako shkruan se “Ky investim ka përmirësuar cilësinë e kësaj galerie si nga ana teknike e funksionale ashtu edhe nga ana estetike e vizuale.”

Postimi i plotë:

Drejt përfundimit rikonstruksioni tërësor i Galerisë së Arteve Pamore “Nikolet Vasia”. 🖼️👨‍🎨🎨

Ky investim ka përmirësuar cilësinë e kësaj galerie si nga ana teknike e funksionale ashtu edhe nga ana estetike e vizuale.

Pas pak ditësh kjo galeri do të hapë dyert për eventet e shumta artistike që zhvillohen aty.