Ambasada shqiptare në Athinë i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka publikuar në "Facebook" një video me ambientet e reja.

Përveç shërbimeve konsullore online, pothuajse çdo ditë në konsullatë marrin shërbimin afro 100 persona.

"Ambientet tërësisht të rikonstruktuara të shërbimeve konsullore të Ambasadës Shqiptare në Athinë, ofrojnë kushte bashkëkohore për shërbim ndaj qyetarëve me transparencë, shpejtësi dhe efikasitet.

Komuniteti shqiptar në Greqi përbën numrin më të madh të bashkëkombasve tanë jashtë atdheut, kontributi i të cilëve mbetet i pazëvendësueshëm!", shkruan Bushati.