Kryebashkiakja Emiriana Sako ka inspektuar aksin rrugor “Ohri” në zonën e Spitallës, e cila ka përfunduar së rikonstruktuari.
Në takime me banorët e lagjes nr.15, kryetarja Sako ka premtuar të tjera investime në këtë zonë,
“Rehabilitimi i këtij segmenti lehtëson qarkullimin dhe i shërben rreth 1300 banorëve të kësaj zone”,- shkruan Sako, në një postim në rrjete sociale.
Postimi i plotë:
Një tjetër investim i rëndësishëm në lagjen 15 të qytetit.
Duke ju përgjigjur kërkesës së qytetarëve kemi kryer rikonstruksionin e rrugës Ohri.
Në takime me banorët e kësaj zone duke bashkëbiseduar për investimet e rëndësishme që janë kryer deri tani dhe të tjera punë që do të bëhen në këtë lagje.
Rikonstruksioni i rrugës “Ohri” 800 metra të gjatë dhe 6 metra të gjerë përfshin sistemimin e kanalizimeve, shtrimin me asfalt, trotuaret dhe ndriçimin. Rehabilitimi i këtij segmenti lehtëson qarkullimin dhe i shërben rreth 1300 banorëve të kësaj zone.