DURRËS, 10 nëntor 2014–  Antonio Conte e ka ftuar Mario Balotellin për ndeshjen kualifikuese për Euro 2016 kundër Kroacisë. Sulmuesi i Liverpoolit ka munguar thuajse një muaj për shkak të formës jo të mirë te klubi i ri, megjithatë tash përzgjedhësi ka vendosur që ta ftojë sërish në kombëtare.

Në ekipin prej 25 lojtarësh ështëftuar edhe sulmuesi i Milanit, Stephan El Sharaawy.
Skuadra e plotë e Italisë:
Portierë: Buffon, Sirigu, Perin.
Mbrojtës: Chiellini, Ranocchia, Ogbonna, Rugani, Moretti.
Mesfushorë: Darmian, De Sciglio, De Rossi, Candreva, Soriano, Verratti, Marchisio, Bertolacci, Parolo, Pasqual, Bonaventura, Cerci, El Shaarawy.
Sulmues: Balotelli, Zaza, Pelle, Giovinco.