92 turistë francezë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit me kroçerën “La Belle De L’Adriatique”.
Kroçera u akostua në molin nr.4, e përshtatur nga Divizioni Operacional për mjetet lundruese turistike. Ajo lundroi natën e kaluar nga Vlora drejt Durrësit dhe sot në mbrëmje rreth orës 21.00 do të vijojë drejt Tivarit (Bar – Mali i Zi).
Gjatë qëndrimit në vendin tonë, turistët nga Franca do të vizitojnë qendra historike dhe arkeologjike në Durrës, Tiranë dhe Krujë.“
La Belle De L’Adriatique” po lundron në një tur 1-javor në brigjet e Adriatikut dhe Jonit (Dubrovnik, Korfuz, Sarandë, Vlorë, Durrës, Tivar).
Kroçera e parë e këtij sezoni në Durrës, gjatë vitit 2019 ka lundruar drejt qytetit bregdetar shtatë herë dhe e vetmja që është ndalur në vendin tonë gjatë vitit pandemik.