Regjistrohet para pak minutash një lëkundje sizmike me magnitudë 3.6 të shkallës rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë deti Adriatik, rreth 5 km larg Kepit të Rodonit, në Durrës. Tërmeti ka ndodhur në orën 19.23 dhe kishte thellësi 28 km, njofton IGJEUM.

Lëkundja sizmike është ndjerë nga shumë banorë të Durrësit, që ende i kanë të freskëta kujtimet e frikshme të 26 nëntorit.