Një tërmet me magnitudë 3.1 i shkallës Rihter ka rënë mbrëmjen e së dielës në Durrës në orën 23:03.
Sipas të dhënave sizmiologjike nga IGJEUM, tërmeti ka qenë me epiqendër në detin Adriatik, Gjirin e Lalzit, me thellësi 78 km.
Tërmeti është ndjerë nga banorët në Durrës, sipas të cilëve ka qenë i shkurtër, por ka mjaftuar për t’i rikthyer frikën e lëkundjeve sizmike.





