9 shtator 2015 – Pas disa muajve "heshtje" janë rikthyer në rrugët e qytetit të Durrësit urimet publike të të të dashuruarve, një element dekorativ që ka nisur pesë vjet më parë.

Tashmë deklaratat publike me ngjyra nuk u përkasin vetëm të rinjve, por edhe prindërve që urojnë fëmijët apo bashkëshortëve të rinj, që urojnë publikisht njëri-tjetrin në ditën e dasmës.

Kohët e fundit edhe gjeografia e vendosjes së banderolave me tollumbace është zgjeruar. Pasi kanë zënë vend në bulevardet kryesore, kryesisht pranë bashkisë dhe pallatit të kulturës, tashmë ato i gjen edhe në shëtitoren "Taulantia" apo në rrugën "Egnatia".

Pas qershorit të ngarkuar me postera dhe banderola elektorale, urimet me tollumbace shumëngjyrëshe i kanë kthyer qytetit pamjen e mikpritjes turistike.

/portali DurresLajm/