SHKODER– Reshjet e shiut kanë përmbytur dhjetra hektarë tokë në zonën e Nënshkodrës duke rikthyer pamjet e përmbytjeve të vitit 2010.
Nga përmbytja janë prekur tokat e tre komunave që ndodhen në kufi me njëra-tjetrën Dajçit, Velipojës dhe Bërdicës.
Në dy anët e rrugës nacionale Shkodër-Velipojë, pranë urës së Gjo Lulit, uji ka mbuluar sipërfaqe të tëra toke.
Ndërkohë që situata më problematike paraqitet në komunën e Berdicës e më konkretisht në fshatin e Trushit të Poshtëm, ku sipas sipas informacioneve më të fundit janë afro 100 hektarë të përmbytura.
Për momentin përmbytjet nuk ka krijuar probleme për banesat apo njerëzit pasi ndodhet larg zonës së banuar, të vetmet dëme janë disa hektarë të mbjella.
Ndërkohë situata e përmbytjes është krijuar vetëm nga reshjet pasi nga hidrocentralet nuk ka pasur shkarkime.





