Përplasjet në Velipojë u rikthyen sërish këtë pasdite me mbërritjen e policisë dhe IKMT në zonë për të ndërhyrë.

Prishja objekteve u pezullua për disa orë pas ndërhyrjes së kryebashkiakes Ademi, që i kërkoi IKMT të sigurojë urdhërekzekutimi për të prishur lokalet afër rërës.

Por aksioni i nisur pasdite hasi sërish në rezistencën e banorëve që janë përplasur me policinë. Kjo e fundit ka hedhur ndaj tyre gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Pati edhe shoqërime nga policia.

Përkundër kësaj fadroma vazhdoi e pashqetësuar duke shembur një nga objektet që kishte planifikuar.

“Komunista, a ju vjen zor,” ishin thirrjet e pronarëve të objekteve.

Fadroma më pas u zhvendos te një subjekt i dytë.