Rikthehen punimet e seancës pas pushimit, e cila ka nisur me kërkesën e PD që të përjashtohet Taulant Balla pasi sipas tyre ka intimiduar deputetet demokrate.
Ndërkohë kësaj kërkesë i është përgjigjur Niko Peleshi.
Gazment Bardhi:
Nuk ka seancë nëse ai nuk del jashtë pasi ka fyer deputetet e PD. I shikoj zonjat e PS që zgërdhihen, s’ka seancë nëse ai nuk del jashtë
Niko Peleshi:
Të respektomë të gjithë bashkë rregulloren, nuk është muhabet kafeneje. Në rregullore ka një nen që thotë që interpretimin e bën drejtuesi i seancës.
Ju e quani provokim, unë nuk kam asnjë të drejtë morale dhe ligjore ti heq të drejtën një grupi parlamentar që të propozojë apo respektojë dëshmorët e kombit. Unë thashë po pyes kryetarët dhe nëse biem dakord të caktojmë një orar dhe ju propozova pas rreth një ore….
Zonja Vokshi mua mos më thuaj ‘gjynafqarë’ se nuk është fjalor parlamentar ky, nuk jam ‘gjynafqarë’ sepse po të shpjegoj rregulloren.





