Dimri akoma nuk është larguar nga vendi jonë edhe pse jemi në sezon pranvere. Ditën e sotme reshjet e dëborës janë rikthyer në Korçë.

Në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë janë regjistruar reshje të lehta dëbore. Reshjet kanë qenë me intensitet të ulët gjatë orëve të para të mëngjesit, por megjithatë ky segment është zbardhur.