Reshjet e dendura të shiut janë rikthyer këtë të shtunë në të gjithë territorin. Ndërsa në zonat malore priten reshje dëbore. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon që reshjet e shiut të jenë më intensive në Qarkun e Shkodrës. Ndërsa në Kukës, Dibër, Vlorë dhe Gjirokastër do të shoqërohen me shtrëngata.
Të dielën pritet të ketë reshje kryesisht gjatë paradites, por intensiteti i tyre do të bjerë ndjeshëm në gjithë vendin. Temperaturat pritet të shënojnë deri -3 gradë në zonat malore dhe 5 gradë C minimalja në zonat e ulëta.





