Rikthehen reshjet e shiut dhe të borës në vend. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në buletinin e tij për ditën e sotme, teksa nxjerr hartat sipas qyteteve, bën me dije se reshjet do të jenë të dobëta në nisje të ditës, por në pjesën qendrore dhe jugore ato do të arrijnë lokalisht deri mesatare.

RESHJET

(E enjte, dt.04) do të ketë reshje të dobëta, por në pjesën qendrore dhe jugore ato do të arrijnë lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore mbi 500 metra mbi nivelin e detit priten reshje dëbore (në veri dhe në lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

1

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 °C / 13 °C

në vendet e ulëta: 4 °C / 12 °C

në vendet malore: -2 °C / 6 °C.

ERA

Era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdetin e jugut deri mesatare.

2