Vendi pritet të përfshihet nga reshje shiu duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Siç raporton Meteoalb si edhe stacionet meteorologjike europiane, fillimisht nga reshjet do të përfshihet rajoni verior i vendit.

Me kalimin e orëve, reshjet do të përfshijnë edhe pjesën qendrore dhe perëndimore të Shqipërisë për ta kapur kulmin pasiten e nesërme, ku e gjitha zona jugore do të përfshihet nga reshje intensive.

Pritet që në këtë rajon të bien reshje deri në 30 mm shi duke rritur kështu edhe rrezikun e përmbytjeve, ndërkohë që Ultësira Perëndimore si edhe zona qendrore e vendit do të përfshihen nga reshje deri në 10mm.