Mesnata ka rikthyer reshjet e borës në qarkun e Dibrës.

Trashësia e borës në disa njësi ka arritur në 15 cm, teksa zonat e thella janë të izoluara . 

Raportohet se të bllokuara nga reshjet e borës janë Lura, Kalaja e Dodës, Selishta, Osteni dhe Trebishti.

Kujtojmë se ky qark prej disa kohësh është bllokuar nga reshjet e dëborës.