Meteorologia Tanja Porja bën me dije se presim një freskim të lehtë të kushteve të motit gjatë fundjavës. Kryesisht të dielën dhe të hënën.
Por edhe ditët e para të qeshorit premtojnë mot mjaft të nxehtë.
Edhe dita e nesërme ruan pak a shumë të njëta vlera termike si sot, këmi kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Është dita e shtunë ajo që sjell prezencë të reshjeve të pakta të shiut, kryesisht në skajin verior dhe në atë veri-lindor. Por këto janë reshje krejt afatshkurtra.
E diela sjell rebeshe në një pjëse të mirë të territorit shqiptar. Rrebeshe të cilat do të shoqërohen edhe me shkarkesa elektrike.
Fusha termike sjell rënie të lehta dhe graduale të temperaturave, si në vlerat e mëngjesit ashu edhe në mesditë dhe presim që dita e diel të freskojë moti ndjeshë.
Nga 10-31 gradë celcius ku është një diferencë mjaft e ndjeshme me këto ditë, ku kemi 4 gradfë më pak se dita e sotme.