11 nëntor 2015 – Rikthehen shpërthimet në Fushë-Krujë. Në mesnatë, një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në murin e pasmë të një lokali në fshatin Arameras.
Sipas burimeve të policisë, lokali është në pronësi të 21-vjeçarit me iniciale A.Ç., banues po në këtë fshat. Nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale.
Ndërkohë, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
/portali DurresLajm/