Policia e Kosovës njofton se në Mitrovicë në një shtëpi private nga persona të panjohur është hedhur një mjet shpërthyes.
Siç njofton policia, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e derës hyrëse të një shtëpie.
Në raportin 24 orësh të policisë, theksohet se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim.
“Mitrovicë / 18.04.2024-NN. Raportohet se në një shtëpi private nga persona të panjohur është hedhur një mjet shpërthyes. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e derës hyrëse të shtëpisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.