Një tërmet me magnitudë 2.9 ballë ka rënë sot në Durrës, me epiqendër në fshatin Karpen. Lëkundja sizmike është regjistruar në orën 12:46 dhe ka pasur thellësi 30 km.

Me tërmetin e mesditës së sotme rikthehen lëkundjet sizmike në qytetin bregdetar, pasi prej rreth një jave toka në Durrës dukej sikur kishte gjetur qetësi. 

Ky tërmet pason lëkundjet e datës 21 shtator me magnitudë 5.8 dhe 5.5 ballë, që lanë pas një faturë financiare më shumë se 4 milion euro dëme.

Si pasojë e tërmetit të sotëm nuk ka pasur dëme materiale apo në njerëz pasi lëkundjet e tij kanë qenë të lehta.