Pas një periudhe “pushimi”, në Durrës janë rikthyer vjedhjet e varëseve nga qafat e grave.
Policia e Durrësit njofton se një ditë më parë, "shtetasja R.GJ, vjeç 58, banuese në qytetin bregdetar, kallëzon se në lagjen nr 9, një person i ka marrë nga qafa një varëse floriri dhe është larguar me vrap".
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes.





