Prej disa ditësh, Arbana Osmani ka ngacmuar ndjekësit me një seri postimesh enigmatike: fillimisht një pyetje për zgjedhjen e veshjes, dhe më pas një video në një skenë ku thotë: “Do shihemi?”. Tani, është koha për të zbuluar se çfarë po ndodh.

Arbana do të rikthehet në ekran, jo me një projekt të ri, por si e ftuar speciale në finalen e X Factor Albania. Dhe ajo nuk do të jetë vetëm; Arbana do të ndajë skenën për herë të parë me Alketa Vejsiun, një tjetër moderatore e njohur dhe shumë e dashur nga publiku.

Dy nga moderatoret më të dashura dhe me ndikim në ekranin shqiptar do të ndajnë të njëjtën skenë në një event të madh televiziv. Pas intervistës në “Mirëmbrëma yje”, ku Alketa dhe Arbana ndanë një bisedë të ngrohtë dhe nostalgjike, tani është koha që dy ikonat e ekranit të ndajnë reflektorët në një moment që do të jetë një nga më të veçantët e këtij sezoni televiziv.

Finalja e X Factor Albania, që do të transmetohet këtë të premte në Klan TV në orën 21:00, do të shpallë fituesin mes Rigersit, Leandrës dhe Salvatores.