Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, ka zgjedhur të rikthehet sërish në politikën aktive, përmes të rinjve.
Basha ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Tiranë, vetëm 10 ditë as zgjedhjeve lokale, dhe tre ditë pas dorëheqes së Enkelejd Alibeajt nga posti i kryetarit të komanduar të PD.
Në takimin me të rinjtë Basha bëri thirrje se është koha e tyre që të marrin në dorë fatet e vendit.
Siaps tij vettingu në politikë, listat e hapura dhe kufizimi i mandateve janë 3 pikat që mund të largojnë politkanët e korruptuar dhe ata që kanë ego të sëmurë për pushtet.
“Lista të hapura anembanë vendit, e di që jo të gjithë e duan këtë… Nuk ka rrugë tjetër që zëri i çdo qytetari të dëgjohet dhe vota të përcaktojë përfaqësuesit e vërtetë.
Është koha të nisim një realitet, për t’ju imponuar politikës së vjetër që do të marrë çdo vendimmarrje në dorën e vet. Lista të hapura 100%. Kam dhe dy propozime të tjera.
Vettingu i politikanëve është propozimi i dytë. Hetim të aseteve personale dhe familjare, të njëjtat kritere që përdoren për prokurorët dhe gjyqtarët.
E treta, zgjidhja që SHBA i ka dhënë korrupsionit është kufizimi jo më shumë se dy mandate. Ka ardhur koha që dhe në Shqipëri t’i vëmë fre egove të sëmura”, tha Basha.