Briseida Shehaj, ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve pritet të marrë një post të rëndësishëm në administratë, pak muaj pas largimit përmes dorëheqjes.

Burime zyrtare bëjnë të ditur për “Panorama” se Shehajt i është propozuar të marrë postin e Drejtorit të AIDA-s, Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve të huaja.

Propozimi për Shehajn vjen pak ditë pas largimit nga ky pozicion i Genti Beqirit.

Drejtori Beqiri, shkruante në një letër falenderimi për kryeministrin Rama dhe stafin e Agjencisë se largohet për arsye tërësisht personale.