8 dhjetor 2015 – Liga e Kampionëve luan sot dhe nesër javën e fundit të fazës së grupeve, ku pritet të kualifikohen 6 skuadrat e fundit mes 16-të më të mirave të këtij kompeticioni. Sfida më e rëndësishme është përballja mes Wolfsburg dhe Manchester United e vlefshme për grupin B, një nga grupet ku ende nuk është përcaktuar asnjë skuadër e kualifikuar. Në këtë grup udhëheq Wolfsburg me 9 pikë, teksa anglezët e Manchester United janë 1 pikë më pak se gjermanët, ndërsa PSV është 7 pikë, pra tre skuadra për dy vende, ku holandezët janë të favorizuar nga kalendari dhe përplasja direkte gjermano-angleze.

Ndeshje tjetër e fortë është ajo mes Sivillas dhe Juventusit, që do përcaktoi nëse kampionët e Italisë do të jenë fituesit e grupit ose jo. Për këtë bardhezinjtë do të mjaftoheshin dhe me një barazim në Spanjë. City nga krahu tjetër duhet të fitoi përballë Munchengladbach për të ushtruar presion tek Juventusi. Gjermanët dhe Spanjollët në këtë rast shpresojnë për një vend në Europa Ligë në turin tjetër.

Gjatë mbrëmjes së sotme, Real Madrid do të ndeshet me Malmoen në kryeqytetin spanjoll, teksa PSG do të ndeshet me Shaktarin në kryeqytetin francez. Ndeshje me interes, pasi do përcaktojë vendin e parë n grupin C është dhe ajo mes Benfikës dhe Atletiko Madrid, që do të luhet në Portugali. 

/portali DurresLajm/