Pak kohë më parë deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka sjellë në jetë binjakët e saj, duke u bërë nënë për herë të parë.
Por mesa duket ajo i është rikthyer aktiviteteve të ndryshme, pasi në fotot e fundit e shohim në një takim me përfaqësues të Ambasadës Amerikane. Ajo që bie më tepër në sy është se deputetja bukuroshe është kthyer shpejt në një formë mjaft të mirë fizike. E veshur me një fustan me vija ajo dukej mjaft e hijshme dhe elegante.