30korrik 2015 – Pas triumfit të Skënderbeut në Champions League, një tjetër skuadër shqiptare zbret sot në fushë, do të jetë Kukësi që luan sot sfidën e parë kundër Legias së Varshavës në kuadër të turit të tretë të Europa League.
Pavarësisht koefiçientit të vështirësisë që paraqet kjo ndeshje, në kampin kuksian ekziston një frymë optimizmi, përmbysja e madhe në Podgoricë ndaj Mlladostit, ka rritur mjaft moralin e skuadrës. Në këtë përballje të parë me Legian, Kukësi vjen me një mungesë të madhe siç është ajo e sulmuesit kroat Pero Pejiç, tashmë i larguar nga kjo skuadër.Megjithatë trajneri Italian i Kukësit Marcelo Troisi gjatë stërvitjes së këtyre ditëve me skemat e tij është përpjekur ta mbushe sadopak këtë mungese. Sulmi do ti besohet terësisht brazilianeve te ardhur ne kete merkato vere tek Kukesi. Ne majë të sulmit do te jete braziliani Moreira e mbeshtetur nga Karioka dhe Flores dhe si sulmues i fshehur pritet të luajë Birungueta.
Në prononcimin e zakonshëm për mediat përpara sfidave të tilla, trajneri norvegjez i Legias Hening Berg u shpreh “Vlerësoj Kukësin si skuadër për gjithçka kanë arritur deri tani. Ne kemi ardhur këtu për fitore, por në varësi të situatave të lojës, do të isha i kënaqur edhe me një barazim, por ju siguroj se kualifikimi nuk vendoset në këtë ndeshje të parë”
Ndërkohë trajneri i Kukësit Marcelo Troisi u shpreh se “pavarësisht se Legia është një skuadër shumë e mirë dhe në letër mbetet favorite, skuadra jonë do të futet në fushë për rrezultat pozitiv, madje për të fituar”.
UEFA ja ka besuar drejtimin e kësaj ndeshje një tresheje gjyqtarësh zviceranë me kryesor Stephan Klosner i ndihmuar nga asitentet e tij Vital Jobin dhe Remy Zgragen.
Ndeshja Kukësi – Legia e Varshavës luhet sonte në mbrëmje në stadiumin “Qemal Stafa” në orën 20.00.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/