Ajri i ndotur është rikthyer në Prishtinë.
Bazuar në matjen e bërë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në orën 19:00 shkalla e ndotjes shënon 258 e që llogaritet shumë i pashëndetshëm.
Ditëve të fundit në kryeqytet ndotja e ajrit kishte rënë.
Javën e kaluar në Prishtinë u protestua për cilësinë e ajrit.
Për dy ditë u ndaluan edhe makinat në qendër të Prishtinës.
Qyteti vazhdimisht është në krye të vendeve me ndotjen më të madhe të ajrit.