Përballja e sotme miqësore kundër Azerbajxhanit është e fundit për Kombëtaren para Euro 2024.

Miqësorja e sotme zhvillohet në orën 19:00.

Trajneri Sylvinho ka bërë pesë ndryshime nga ndeshja e fundit e fituar 3-0 kundër Lihtenshtajnit tre ditë më parë.

Ky pritet të jetë formacioni më i mundshëm edhe për në finalet e Euro 2024.

Formacioni zyrtar:

Shqipëria (1-4-3-3): Strakosha; Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Seferi, Asani, Broja Trajner: Sylvinho