Grupi më i famshëm e më i suksesshëm britanik rikthehet me turne.
Grupi muzikor “Spice Girls” e kanë konfirmuar lajmin se do të ribashkohen në një turne gjashtëditor nëpër Britaninë e Madhe gjatë verës së ardhshme, pas disa muajsh spekulime.
Sidoqoftë, pjesë e grupit nuk do të jetë e famshmja Victoria Beckham.
Mel B, Emma Bunton, Geri Horner dhe Mel C e publikuan lajmin nëpër llogaritë e tyre në Twitter dhe Facebook.
Turneu parashihet të fillojë më 1 qershor të vitit të ardhshëm dhe do të mbahet së pari në Manchester.
Ndonëse Victoria Beckham nuk do të jetë pjesë e turneut, ajo u përkujdes që ta jepte një deklaratë lidhur me lajmin e gëzueshëm.
Mes tjerash, ajo tha: “Pjesa e jetës kur isha në “Spice Girls” për mua është një pjesë shumë e rëndësishme dhe iu uroj vajzave shumë dashuri dhe zbavitje në rikthimin e tyre. Unë e di se ato do ta bëjnë një koncert mahnitës dhe se të pranishmit do të kalojnë shumë mirë”, shkruan “The Daily Mail”.





