Kjo verë është cilësuar si më e nxehta në histori për Europën Qendrore, ndërsa për Shqipërinë ajo ka qenë thjesht një verë e nxehtë, ku termometri ka shënuar deri në 40 gradë Celsius në muajin korrik.
I nxehti afrikan pritet të godasë sërish në fillim të kësaj jave, por për vendin tonë termometri nuk pritet të shkojë më shumë se 37 gradë.
Ky i nxehtë pritet të qëndrojë për 5 apo 6 ditë, thotë sinoptikanja Lajda Porja.





