Aventurat dashurore të beqarit francez, Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe, në komedinë e sukseshme dhe mjaft të dashur për artdashësit “Boeing Boeing” janë shfaqur në arenën e Amfiteatrit Antik të Durrësit.
Me autor Marc Camoletti, përkthyer me mjeshtëri nga Nasi Lera dhe me regji te Kiço Londo, vepra e cila përcjell një mesazh mjaft njerëzor që pavarësisht keqkuptimet dhe aventurave të shumta, gjithcka është mirë, kur përfundon mirë është pritur me mjaft interes nga qytetarët durrsakë.
Nën interpretimin e një kasti aktorësh të përzgjedhur si Gentian Zenelaj, Amos Muji Zaharia, Alesia Xhemalaj, Rudina Dembacaj, Adriana Tolka dhe Katerina Fili, komedia ka korrur sukses në çdo skenë që është shfaqur për publikun.
Vepra “Boeing Boeing”, që do të shfaqet sërish mbrëmjen e së shtunës në skenën e Amfiteatrit Antik, është luajtur mbi 150 here brenda dhe jashtë vendit, duke u kthyer ndër veprat më të dashura dhe më të kërkuara për publikun.